Reperi i njohur shqiptar, Mossi, thuhet se është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ai u arrestua bashkë me dy të tjerë të përfshirë në sulmin ndaj gazetarit Burim Pacolli.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.
Mossi Foto: YouTube
“Prokurori i Shtetit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës pas hetimeve intensive kanë ndaluar tre persona, një prej tyre edhe reperi Mossi për veprat penale ‘lëndim i lehtë trupor’ sipas nenit 185 të KPRK-së, “Kanosje” sipas nenit 181 të KPRK-së dhe veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” në bazë të nenit 269 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha ajo.
“Në këtë drejtim, Prokurori i Shtetit është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me këtë çështjet”, thotë tutje Shala për Telegrafin.
Prokuroria dhe Policia ishin mobilizuar për këtë rast, që shkaktoi reagime të shumta në rrjete sociale.
Gramos Krasniqi (emri i vërtetë) kishte bërë kërcënime të rënda nga arratia ndaj gazetarit Pacolli.
Burim Pacolli
Rrahja ndaj tij me persona të tjerë ndodhi të hënën. /Telegrafi/