Reperi i njohur shqiptar, Mossi, thuhet se është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Siç raporton Nacionale, ai u arrestua bashkë me dy të tjerë të përfshirë në sulmin ndaj gazetarit Burim Pacolli.
Prokuroria dhe Policia ishin mobilizuar për këtë rast, që shkaktoi reagime të shumta në rrjete sociale.
MossiFoto: YouTube
Gramos Krasniqi (emri i vërtetë) kishte bërë kërcënime të rënda nga arratia ndaj gazetarit Pacolli.
Rrahja ndaj tij me persona të tjerë ndodhi të hënën.