FNC po e forcon formacionin e saj luftarak dita-ditës, duke bashkuar emra që tërheqin vëmendjen e audiencës jo vetëm me rezultatet, por edhe me karizmën dhe karakterin mbresëlënës.
Një luftëtar që ka spikatur veçanërisht kohët e fundit është Hatef Moeil, një iraniano-gjerman në kategorinë e rëndë, i cili ka qenë i pamposhtur për vite me radhë. Ai e konfirmoi serinë e tij mbresëlënëse duke fituar rripin e peshave të rënda, duke e forcuar më tej statusin e tij si një nga luftëtarët më dominues të organizatës.
Moeil ka 13 fitore radhazi, dhe humbja e tij e fundit erdhi në vitin 2018. Ai fitoi titullin e kampionatit të FNC në Mynih, ku mundi Ivan Vitasovic dhe mori fronin në divizionin mbretëror.
Menaxheri i tij, Ivan Dijakovic, konfirmoi se ai është një personalitet jashtëzakonisht interesant. Duke folur për luftëtarin e tij, Dijakoviv iu referua edhe ndeshjes kundër Miran Fabjan.
“Shumë thonë se Moeil nuk e ka ‘truan’ e vërtetë të një luftëtari, por ky është një keqkuptim i madh. Ai godet mirë dhe mund ta pyesni Miran Fabjan, të cilin e mposhti plotësisht”, ka thënë Dijakovic, duke kujtuar duelin e tyre në Beograd majin e kaluar, kur Moeil fitoi me nokaut teknik.
Historitë rreth jetës së Moeil jashtë sportit kanë tërhequr gjithashtu vëmendje të veçantë. Sipas menaxherit të tij, ai ka pasur një jetë jashtëzakonisht të vështirë.
“Ai u qëllua katër herë, u ther tetë herë. Kohët e fundit ai rrëzoi dy persona në rrugë dhe një herë një karrige e thyer iu hodh në kokë, por ai nuk ra. Ata nuk mundën ta rrëzonin as me karrige. Nga çfarë do të kishte frikë një njeri i tillë?”.
Megjithatë, pavarësisht imazhit të një luftëtari të rrezikshëm dhe frikësues, menaxheri i tij pohon se ai është krejtësisht ndryshe në jetën private.
“Ai ka një zemër të madhe dhe është një njeri jashtëzakonisht i mirë. Njerëzit e perceptojnë si arrogant, por në të vërtetë është besnik dhe i sjellshëm. Për mua, ai është një nga njerëzit më të mirë që njoh. Ajo që tregon në publik është pjesë e imazhit të tij, ai e luan rolin e të keqit në mënyrë brilante, por në thelb është një djalë i mirë”, përfundoi menaxheri i luftëtarit. /Telegrafi/