KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Konfirmohen dy mungesa të mëdha të Barcelonës për duelin ndaj Newcastle

Konfirmohen dy mungesa të mëdha të Barcelonës për duelin ndaj Newcastle

Barcelona nuk arriti të përmbysë rezultatin në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madrid, por tani po paguan çmimin e përpjekjes së madhe të bërë në atë sfidë.

Trajneri Hansi Flick u detyrua të kryejë dy zëvendësime për shkak dëmtimesh, ndërsa disa lojtarë u panë qartazi të sfilitur në fund të ndeshjes.

Në minutën e 11-të, Jules Kounde, lojtari më i aktivizuar nga Flick që prej ardhjes së tij në klub, u zëvendësua nga Alejandro Balde.

Francezi, i cili kishte qenë pothuajse pa dëmtime gjatë kohës së tij te Barcelona, u rrëzua në fushë duke mbajtur pjesën e pasme të kofshës.

Në vend të tij hyri Balde, ndërsa Joao Cancelo kaloi në krahun e djathtë të mbrojtjes. Megjithatë, pak para minutës së 70-të, edhe Balde u detyrua të largohej nga loja.

Ai u pa duke luftuar me lotët teksa dilte nga fusha, gjithashtu me një problem muskulor.

Lajmet për të dy lojtarët nuk janë pozitive. Sipas Mundo Deportivo, të dy kanë pësuar dëmtime në muskujt e kofshës dhe pritet të mungojnë rreth një muaj, ndonëse do t’i nënshtrohen testeve të mëtejshme të mërkurën.

Rikthimi i tyre i mundshëm mund të ndodhë pikërisht ndaj Atlético Madrid në stadiumin ‘Metropolitano’ më 4 ose 5 prill.

Kjo situatë do ta detyrojë Flick të improvizojë në të dyja ndeshjet e fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve ndaj Newcastle United, si dhe në tre përballjet e La Ligës kundër Athletic Bilbao, Sevilla dhe Rayo Vallecano.

Kounde dhe Balde i bashkohen në listën e të dëmtuarve Robert Lewandowskit, Gavit, Andreas Christensen dhe Frenkie De Jong./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.