KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mickoski, Rutte: Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojë me NATO-n për sigurinë rajonale dhe globale

Mickoski, Rutte: Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojë me NATO-n për sigurinë rajonale dhe globale

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, u takua me kryeministrin Hristijan Mickoski.

“Në frymën e aleancës dhe vlerave të përbashkëta, biseduam për sfidat aktuale të sigurisë, rolin e Aleancës në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, si dhe për kontributin e shtetit tonë në kuadër të mbrojtjes kolektive”, shkroi Mickoski në Facebook.

Ai theksoi se në takim riafirmoi përcaktimin e palëkundur të vendit për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me NATO-n dhe për kontribut aktiv në sigurinë rajonale dhe globale.

“Takimi paraqet konfirmim të partneritetit të fortë dhe besimit të ndërsjellë, si dhe të vendosmërisë sonë për të vazhduar të veprojmë si një aleat kredibil dhe i përgjegjshëm në kuadër të NATO-s”, deklaroi Mickoski.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.