KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova dënon sulmet e Iranit ndaj Katarit, shpreh solidaritet me Dohan

Kosova dënon sulmet e Iranit ndaj Katarit, shpreh solidaritet me Dohan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, pas sulmeve të synuara të Iranit ndaj këtij shteti.

Përmes një reagimi publik, Osmani ka dënuar ashpër veprimet e regjimit iranian, duke i cilësuar ato si kërcënim të qartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Aksionet e regjimit iranian përbëjnë një kërcënim të qartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, ka theksuar ajo.

Presidentja ka konfirmuar se Kosova qëndron në solidaritet të plotë me Katarin dhe popullin e tij, duke mbështetur të drejtën e këtij shteti për të mbrojtur sovranitetin.

“Kosova qëndron në solidaritet të palëkundur me Katarin dhe popullin e tij. Ne e mbështesim plotësisht të drejtën e Katarit për të mbrojtur sovranitetin e vet dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për stabilitet rajonal dhe paqe të qëndrueshme”, ka deklaruar Osmani.

Reagimi i kreut të shtetit vjen në një kohë tensionesh të rritura në Lindjen e Mesme, pas zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë Iranin dhe Katarin.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.