KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rutte në Shkup: NATO është e përkushtuar për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleatëve

Rutte në Shkup: NATO është e përkushtuar për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleatëve

“NATO është e përkushtuar për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat, ngado që të vijë sfida”, tha shefi i NATO-s, Mark Rutte, gjatë konferencës së përbashkët me presidenten Gordana Siljanovska Davkova në Shkup.

Rutte falënderoi Maqedoninë e Veriut për mbështetjen që jep në kuadër të misionit të KFOR-it, ndërsa theksoi se NATO po sigurohet që ky mision të mbetet i fuqishëm.

“Maqedonia e Veriut e ka mbështetur prej kohësh misionin tonë paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, dhe për këtë ju falënderoj. KFOR-i vazhdon të luajë një rol themelor në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme, për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për qëllimin e tij”, tha Rutte.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.