KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Urime për një grua të fortë me shpirt të pastër”, Elijona uron Leonora Jakupin për ditëlindje

“Urime për një grua të fortë me shpirt të pastër”, Elijona uron Leonora Jakupin për ditëlindje

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona, ka uruar publikisht këngëtaren Leonora Jakupi me rastin e ditëlindjes së saj.

Leonora, e cila ishte opinioniste në edicionin e katërt të këtij formati, ka qenë vazhdimisht në përkrahje të Elijonës gjatë rrugëtimit të saj në shtëpi.

Mbështetja e hapur e Leonorës ndaj Elijonës shpeshherë ka ngjallur reagime në rrjetet sociale.

BBVK/YouTube

Një pjesë e fansave të spektaklit e kanë kritikuar këngëtaren, duke e cilësuar si opinioniste jo të drejtë, pasi sipas tyre, një opinionist nuk duhet të mbajë anë gjatë lojës.

Megjithatë, Leonora nuk e fshehu asnjëherë simpatinë dhe përkrahjen për Elijonën.

BBVK/YouTube

Pas përfundimit të edicionit të katërt të BBVK-së, ku Elijona arriti deri në finale dhe u rendit e dyta, ajo ka treguar se raporti mes tyre vazhdon edhe jashtë shtëpisë.

Me rastin e ditëlindjes së Leonorës, Elijona publikoi një Instastory me një fotografi të saj, të cilën e shoqëroi me fjalë të ngrohta.

“Urime ditëlindjen për një grua të fortë me shpirt të pastër. Urime ditëlindjen Leonora, t’i uroj të gjitha të mirat e botës”, ka shkruar Elijona, duke dëshmuar mirënjohjen dhe respektin që ka për këngëtaren. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.