KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohet një shtetas i Turqisë, transportonte emigrantë me një makinë me targa të Shqipërisë

Ndalohet një shtetas i Turqisë, transportonte emigrantë me një makinë me targa të Shqipërisë

Gjatë ditës së djeshme, në rrugën Gjevgjeli-Pika Kufitare “Bogorodicë”, policia ka arrestuar një shtetas të Turqisë, i cili është kapur duke transportuar ilegalisht emigrantë.

“Më 02.03.2026, rreth orës 23:00, në rrugën lokale Gjevgjeli – Pika Kufitare Bogorodicë, zyrtarët policorë nga Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Gjevgjeli e privuan nga liria F.S. (46) nga Republika e Turqisë. Gjatë një kontrolli në komunikacion, policia ndaloi një automjet të tipit “Dacia” me targa të Shqipërisë, që drejtohej nga i dyshuari”.

“Në automjet u gjetën pesë persona emigrantë, prej të cilëve katër nga Afganistani dhe një nga Turqia. Personi është ndaluar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Gjevgjeli, ndërsa pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.