KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky u ofron arabëve ndihmë kundër dronëve iranianë, por ka një kusht

Zelensky u ofron arabëve ndihmë kundër dronëve iranianë, por ka një kusht

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është ofruar të dërgojë ekspertët më të mirë të vendit në kapjen e dronëve të prodhuar në Iran në Lindjen e Mesme, nëse udhëheqësit e shtetit e bindin sundimtarin rus Vladimir Putin të bjerë dakord për një armëpushim njëmujor.

Zelensky këto komente i bëri për Bloomberg, duke theksuar se Ukraina ka fituar ekspertizë unike në kapjen e dronëve, shumë prej të cilëve janë me origjinë iraniane, transmeton Telegrafi.

“Do të sugjeroja sa vijon: udhëheqësit e Lindjes së Mesme kanë marrëdhënie të shkëlqyera me rusët. Ata mund t’u kërkojnë rusëve të zbatojnë një armëpushim njëmujor”, shtoi lideri ukrainas.

Sapo të shpallet armëpushimi, Ukraina “do të dërgojë operatorët e saj më të mirë të interceptorëve të dronëve në vendet e Lindjes së Mesme”.

Ai shtoi se armëpushimi mund të shpallet edhe për dy muaj ose dy javë, “në mënyrë që ukrainasit të mund të ndihmojnë vendet e Lindjes së Mesme të mbrojnë civilët”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.