KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Kryqi i Kuq u ndau 11.2 milionë denarë 18 viktimave të zjarrit në “Pulse”

Kryqi i Kuq u ndau 11.2 milionë denarë 18 viktimave të zjarrit në “Pulse”

Kryqi i Kuq i Maqedonisë bëri pagesën e fundit të fondeve të mbledhura për viktimat e zjarrit në Koçan më 27 shkurt 2026. Fondet u shpërndanë për 18 persona, të ndarë në dy kategori, në një shumë totale prej 11.200.000 denarë.

Pagesa, siç informojnë ata, është bërë në bazë të një liste të dorëzuar të personave të lënduar, të përgatitur pas vlerësimit të dytë të gjendjes së tyre shëndetësore dhe prognozës për trajtim të mëtejshëm, të përgatitur nga Komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë.

“Me këtë pagesë, transferimi total i fondeve nga Fondi i Solidaritetit deri më sot arrin në 164.744.901 denarë. Për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie, Kryqi i Kuq përgatiti një Raport mbi gjetjet faktike mbi hyrjet dhe daljet e llogarisë së Fondit të Solidaritetit për periudhën nga 16 marsi deri më 22 gusht 2025.

Raporti është publikuar në faqen e internetit të Kryqit të Kuq”, informojnë ata./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.