KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Monika Kryemadhi befason me deklaratën: Mateo pëlqen Selin

Monika Kryemadhi befason me deklaratën: Mateo pëlqen Selin

Gjatë një interviste për Top Albania Radio, opinionistja e këtij sezoni të Big Brother VIP Albania, Monika Kryemadhi, bëri disa deklarata që pritet të ndezin diskutime.

E pyetur për zhvillimet e fundit në shtëpi, veçanërisht për raportin mes Mateos dhe Brikenës, ajo dha një vlerësim befasues.

Sipas Kryemadhit, pavarësisht vëmendjes që ka marrë Brikena, ndjenjat e Mateos mund të jenë diku tjetër.

Foto: YouTube

Ajo u shpreh se Mateo duket se ka simpati për Selin, duke shtuar se ky pëlqim mund të jetë i ndërsjellë dhe madje të vazhdojë edhe pas përfundimit të formatit.

Në vlerësimin e saj, Selin po përjeton një situatë të ndërlikuar emocionale në shtëpi, pasi marrëdhëniet me djemtë kanë ndryshuar ndjeshëm.

Kryemadhi theksoi se pas një periudhe të gjatë bashkëpunimi në lojë, raporti i Selin me një prej tyre është përkeqësuar aq shumë sa ajo shfaq tashmë një reagim të fortë negativ.

Ndërsa lidhjen e saj me Gimbo e interpretoi si një mbështetje të thjeshtë njerëzore për të përballuar presionin e izolimit, jo si diçka më të thellë. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.