KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“Në Katar jetojnë 200 shqiptarë”, ambasadori Kaleci: Nuk ka të plangosur

“Në Katar jetojnë 200 shqiptarë”, ambasadori Kaleci: Nuk ka të plangosur

I Ngarkuari me Punë i Shqipërisë në Katar, ambasadori Ermal Kaleci tha se gjatë sulmeve të fundit që Irani ka kryer ndaj Katarit janë 16 shtetas të plagosur, por mes tyre nuk ka asnjë shqiptar.

Gjithashtu, ambasadori theksoi se në Katar jetojnë rreth 200 shqiptarë, të cilëve u bëri thirrje të ndjekin çdo njoftim të publikuar nga ambasada dhe të mos dalin nga shtëpitë e tyre, përveç rasteve urgjjente.

“Sot është dita e tretë e sulmeve të Iranit kundër Katarit. Edhe sot u zgjuam me sirena alarmi, por aktualisht situata është e qetë dhe u themi të gjithë shtetasve që janë në Katar të ruajnë qetësinë.

Në Katar janë rreth 200 shtetas shqiptarë. Ne kemi të dhënat e tyre dhe dimë edhe se ku punojnë. Në këtë situatë kemi edhe dy familje që kanë mbetur si turistë dhe aktualisht nuk ka mundur të kthehet në vendin e origjinës. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta.

Nesër në orën 09:00 presim një informacion zyrtar nëse do të hapet hapësira ajrore.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, janë rreth 8 mijë shtetas që kanë mbetur në aeroportin e Katarit. Ata janë marrë nga linjat ajrore dhe janë akomoduar nëpër hotele.

Nga raportimet që kemi marrë, rezultojnë 16 shtetas të plagosur, por vlen të theksohet se nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të zbatojnë udhëzimet dhe të ndjekin faqen tonë zyrtare në Facebook, ku kemi publikuar çdo informacion që duhet të ndjekin shtetasit”, u shpreh ambasadori. /euronews.al/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.