KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

E ofendoi rëndë në rrjete sociale – reagon Xhuli Nura, i publikon edhe profilin

E ofendoi rëndë në rrjete sociale – reagon Xhuli Nura, i publikon edhe profilin

Juliana Nura është përballur me një koment fyes në rrjetet sociale, të cilit ka vendosur t’i përgjigjet hapur.

Përmes një postimi në Instastory, ajo publikoi edhe profilin e komentueses, duke e bërë publik debatin virtual.

Komentuesja përdori një gjuhë të rëndë në adresë të saj, ndërsa Xhuli reagoi duke shprehur zhgënjimin për fjalorin e përdorur.

Juliana Nura/Instagram

Ajo e etiketoi personin në fjalë dhe shkroi: “Më vjen turp për ty grua si ti me një fjalor të tillë!”

Reagimi i saj ka nxitur diskutime mes ndjekësve, duke rikthyer në vëmendje çështjen e etikës dhe respektit në komunikimin online.

Rasti shërben si një kujtesë për rëndësinë e gjuhës së kujdesshme dhe debatit të shëndetshëm në hapësirat digjitale. /Telegrafi/

Juliana Nura/Instagram

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.