KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti para takimit me Abdixhikun: Gjithçka për presidentin merret vesh për pak ditë

Kurti para takimit me Abdixhikun: Gjithçka për presidentin merret vesh për pak ditë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se po vazhdojnë përpjekjet për të përmbyllur me sukses sfidën e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar nevojën për një kandidat që siguron 80 vota në Kuvend.

“Po i vazhdojmë përpjekjet për të përmbyllur me sukses edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit. Na duhet kandidati apo kandidatja që siguron 80 vota në sallë. Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, po takohemi edhe me kryetarin e LDK-së. Gjithçka do të merret vesh, brendapak ditësh” tha Kurti.

Ky do të jetë takimi i dytë për këtë temë, pasi Kurti dhe lideri i LDK-së u takuan edhe javën e kaluar për të diskutuar gjetjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.

Sipas afateve kushtetuese, data e fundit për zgjedhjen e presidentit është 5 marsi, përndryshe vendi do të përballet me zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.