KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Katari ndërpret marrëdhëniet me Iranin pas sulmeve

Katari ndërpret marrëdhëniet me Iranin pas sulmeve

Ministria e Jashtme e Katarit tha se nuk po bashkëpunon më me qeverinë iraniane.

Një zëdhënës tha për CNN se Irani kishte shënjestruar infrastrukturën civile të vendit, përfshirë aeroportin e tij ndërkombëtar, dhe se aeroplanët luftarakë të Katarit kishin rrëzuar dronë dhe predha të tjera.

“Një sulm si ky nuk mund të lihet pa hakmarrje”, deklaroi ai.

“Irani duhet të paguajë një çmim për këtë sulm të hapur ndaj popullit tonë”, shtoi zëdhënësi.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit kishte deklaruar se vendi rezervon të drejtën e plotë për t’u përgjigjur në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe në një mënyrë proporcionale me agresionin, në mbrojtje të sigurisë dhe interesave të tij kombëtare.

Ministria gjithashtu riafirmoi angazhimin e Katarit për dialog me Iranin dhe bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të çdo veprimi përshkallëzues.

Ajo shprehu solidaritet me Kuvajtin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordaninë dhe Bahreinin, duke dënuar shkeljet e sovranitetit të tyre dhe duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së stabilitetit rajonal. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.