KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dy gola spektakularë në “Fadil Vokrri”, Prishtina e Drita ndajnë pikët

Dy gola spektakularë në “Fadil Vokrri”, Prishtina e Drita ndajnë pikët

Është mbyllur pa fitues derbi në kryeqytet mes kandidatëve për titull, Dritës dhe Prishtinës.

Pavarësisht rasteve të shumta, si dhe lojës së hapur nga dy skuadrat epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.

Ndeshja ishte shumë e baraspeshuar nga fillimi, ku të dy skuadrat krijuan disa aksione të bukura por iu mungoi finalizimi.

Ishte Mario Ilievski që shënoi një eurogol nga 40 metra distancë për ta lënë Malokun të shtangur si dhe kaluar Prishtinën në epërsi (43’).

Sidoqoftë, Drita u këndell shpejtë përmes Blerim Krasniqit, i cili gjithashtu shënoi një gol mjaftë të bukur për ta barazuar rezultatin (54’).

Si Prishtina ashtu edhe Drita kishin raste shënimi edhe për t’i marrë pikët e plota por assesi s’ia dolën t’i finalizojnë rastet.

Kësisoj, Drita bie në pozitën e dytë me 39 pikë ndërsa Prishtina zë vendin e tretë me 37 sosh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.