KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ish-futbollisti i Interit tregon tmerrin pas sulmeve të Iranit dhe mbetet i bllokuar: Kisha për të udhëtuar drejt Italisë

Ish-futbollisti i Interit tregon tmerrin pas sulmeve të Iranit dhe mbetet i bllokuar: Kisha për të udhëtuar drejt Italisë

Ish-lojtari i kombëtares italiane dhe i Interit, Torinos dhe Monzës, Danilo D’Ambrosio, është aktualisht i bllokuar në Dubai pas një sulmi me dron që goditi qytetin.

Sipas mediave italiane, disa raketa goditën hotele luksoze në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe situata u përkeqësua gjatë natës.

D’Ambrosio planifikonte të udhëtonte drejt Italisë sot, por aeroporti është i mbyllur, duke e detyruar të qëndrojë i bllokuar me familjen e tij.

Futbollisti foli me programin Sky Sport për momentet shqetësuese që përjetoi: “Ne ikëm në shtëpinë e një shoku, sepse na këshilluan të mos qëndronim në ndërtesa të caktuara. Deri para pak orësh, situata ishte mjaft e qetë, pastaj erdhi alarmi dhe ne zbritëm në bodrum. Duhet të niseshim nesër, por aeroporti është i mbyllur. Nuk ka panik të plotë, kemi qenë në këtë bodrum për disa orë, por sigurisht që nuk është një situatë e lehtë, veçanërisht për ata që nuk janë mësuar me rrethana të tilla”, deklaroi ish-futbollisti italian.

D’Ambrosio tregoi gjithashtu se simboli i Dubait, hoteli luksoz Burj Al Arab (i njohur edhe si Sail), u godit nga një dron.

Ai shtoi: “Është ora dy e mëngjesit dhe ne jemi ende këtu, pa asnjë mënyrë për të dalë”.

Ky incident vjen në një kohë të tensionuar në Lindjen e Mesme, ku Irani po përballet me sulme nga SHBA-të dhe Izraeli, duke përshkallëzuar shqetësimet për sigurinë në rajon./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.