Selin dhe Gimbo përjetuan një darkë romantike brenda shtëpisë, e cila menjëherë pas saj solli disa përplasje mes tyre, që më pas u qetësuan.
Por, ndërsa të tjerët shihnin momente romantike, banori Miri ka një perceptim tjetër për këtë situatë.
Në Prime, Miri u shpreh se nuk e shqetëson marrëdhënia mes tyre dhe se sipas tij, Selin dhe Gimbo bëjnë gjeste të tepruara vetëm për të parë reagimin e tij: “Si unë të hidhërohem, si të rri pa asnjë shprehje, unë sulmohem kur është situata për këta të dy. Sa herë jam unë aty prezent, këta përqafohen më shumë, afrohen më shumë, sepse duan të shohin çfarë reagimi bëj unë. Për mua, këta të bëjnë ç’të duan. Nuk kënaqem, por dua të shoh fytyrën e vërtet të Selin nëse i bën këto për show, apo i ndien”.
Edhe Gimbo dha ndjesitë e tij për darkën: “Ka qenë pas darkës. Unë i shkova dhe e pashë që nuk ishte mirë. Ajo më tha diçka dhe u preka. Nuk mund të prishemi as për Arditin, as për Mirin dhe as për asnjë. E kam ndjerë që nëse dal sot, nata e mbrëmshme është një kujtim i bukur. Uroj shumë që mos të zhgënjehem prej saj. Mua nuk më pengon nëse kjo është e fokusuar te loja, sepse unë vet e suportoj. Unë kisha qejf në atë moment që të kalojmë shumë mirë. Si shumë situata në këtë shtëpi, unë kuptoj familjen e saj. Mundohem të respektoj hapësirën e saj. Selin ka mendimet e veta. Është si një oqean, vështirë ta arrish deri në fund”.
Ndërkohë, Selin shpjegoi emocionet e saj gjatë darkës: “Kur them që dua një minikonfirmim, nuk është se mua do më martojë familja, unë do martohem vetë. Sa për darkën, më vjen keq që kam dalë në ato momente kur unë e shtyj Gimbon. Në këto momente, më kapi një ‘boost’ emocionesh dhe më duhet koha ime që t’i menaxhoj ato. Gimbo më pëlqen si djalë. E kam thënë dhe më parë, Miri nga këto reagime ka ardhur deri këtu. Ajo marrëdhënie, edhe pse është prishur, Miri përpiqet t’i kapë Prime-t me atë situatë. Nuk është një marrëdhënie që po e bëjmë për lojë. Por, Miri nuk i njeh këto gjëra”.
Kjo situatë tregon se ndërsa Selin dhe Gimbo përpiqen të krijojnë momente intime brenda shtëpisë, perceptimi i banorëve të tjerë, si Miri, mund të ndryshojë dramatikisht mënyrën se si interpretohen këto marrëdhënie.
– YouTube www.youtube.com