Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpooli këtë verë, me dy destinacione të mundshme që po konsiderohen.
Pas muajsh spekulimesh mbi të ardhmen e pasigurt të Salah te Liverpooli, sulmuesi egjiptian nënshkroi një kontratë të re me klubin në prill të vitit të kaluar.
Kontrata e re e zgjati qëndrimin e tij në ‘Anfield’ për dy vite, duke e mbajtur atë në klub deri në verën e vitit 2027.
Megjithatë, që nga fillimi i sezonit 2025/26, kanë rifilluar thashethemet rreth të ardhmes së Salah, të nxitura edhe nga përplasjet publike të 33-vjeçarit me trajnerin e Liverpoolit, Arne Slot.
Me rritjen e mundësisë që legjenda e Liverpoolit të largohet këtë verë, një raport i ri ka zbuluar një destinacion të ri befasues.
Për disa vite, Salah është lidhur fuqishëm me një transferim në Superligën e Arabisë, ku Liverpooli refuzoi një ofertë deri në 150 milionë euro nga Al Ittihad në shtator 2023.
Sipas BBC Sport, Salah është “gjithnjë e më shumë i prirur” të largohet nga Liverpooli këtë verë, dhe duket pothuajse e sigurt që Arabia Saudite do të mbetet një nga opsionet kryesore për sulmuesin, nëse vendos të largohet nga klubi.
Raporti shton se një transferim në Ligën Saudite do të varet nga interesimi i klubeve të ndryshme brenda ligës, si dhe nga nevoja për të përmbushur kërkesat financiare të Salah.
Megjithatë, raporti gjithashtu thekson se Arabia Saudite nuk pritet të jetë e vetmja opsion për Salah këtë verë, pasi ai mund të sigurojë gjithashtu një transferim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Meqenëse Liverpooli dëshiron të shmangë largimin e yllit të tyre si agjent të lirë në fund të sezonit të ardhshëm, është e mundur që ata të mirëpresin ofertat nga MLS dhe Superliga e Arabisë gjatë verës./Telegrafi/