KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Dolce flet menjëherë pas finales: Kam pasur shumë kritika, e di shumë mirë ku jetojmë, i prisja

Dolce flet menjëherë pas finales: Kam pasur shumë kritika, e di shumë mirë ku jetojmë, i prisja

Mbrëmë u zhvillua finalja e shumëpritur e Big Brother VIP Kosova 4, ku fitues u shpall Londrimi, i cili kishte arritur të fitonte zemrat e publikut me karakterin dhe qëndrimin e tij gjatë gjithë edicionit.

Atmosfera ishte e mbushur me emocione, surpriza dhe reagime të ndryshme nga finalistët dhe ish-banorët, të cilët u ndalën për të dhënë komentet e tyre menjëherë pas shpalljes së fituesit.

Dolce/Instagram

Dolce në intervistë tha: “Reagime të shumta, shumë kritika, normal, atë e dija dhe e di shumë mirë ku jetojmë. I prisja, normal, nuk mërzitem, por kam pasur kaq shumë dashuri dhe njerëzit që më duan janë shumë më shumë se disa që mund të ofendojnë ose të më thonë ndonjë fjalë”.

Ajo shtoi se nuk i kushton vëmendje mesazheve negative dhe se nuk i afrohet njerëzve që merren me llafe.

Kjo intervistë tregon se, pavarësisht kritikave dhe diskutimeve që ndodhin jashtë shtëpisë, disa banorë zgjedhin të fokusohen tek mbështetja dhe dashuria e vërtetë e publikut. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.