KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Celina dhe Zeneli shkëlqejnë, skuadrat e tyre marrin fitore në Kupën e Suedisë

Celina dhe Zeneli shkëlqejnë, skuadrat e tyre marrin fitore në Kupën e Suedisë

Dy futbollistët kosovarë Bersant Celina dhe Arbër Zeneli, kanë lënë gjurmë këtë fundjavë në Kupën e Suedisë, duke gjetur rrugën e rrjetës për skuadrat e tyre respektive.

Bersant Celina realizoi në fitoren 3-0 të AIK në udhëtim te Oddevold, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit 7.

Mesfushori ofensiv shënoi golin e tretë të takimit, duke vulosur një paraqitje bindëse të ekipit të tij dhe duke vazhduar formën e mirë në këtë kompeticion.

Ndërkohë, protagonist ishte sërish edhe Arbër Zeneli me fanellën e Elfsborg. Pas dy golave të realizuar fundjavën e kaluar në Kupë, Zeneli gjeti përsëri rrjetën, kësaj radhe në fitoren 1-0 ndaj Sundsvall.

Sulmuesi kosovar shënoi golin vendimtar në minutën e 89-të, duke i dhuruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme në ndeshjen e dytë të Kupës.

31-vjeçari tashmë ka tri gola dhe një asistim në këtë edicion të Kupës së Suedisë, duke konfirmuar rolin e tij kyç në repartin ofensiv të Elfsborgut.

Kështu, Celina dhe Zeneli vazhdojnë të përfaqësojnë me sukses futbollin kosovar në arenën suedeze, secili duke kontribuar në mënyrë vendimtare për ekipin e tij./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.