Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se nga 4 marsi, për herë të parë, publiku mund të ndjekë në kohë reale seancat përmes faqes zyrtare të gjykatës dhe kanaleve të saj në YouTube dhe Facebook.
Nga atje thonë se ky model i ri i transparencës synon të afrojë qytetarët me procesin e vendimmarrjes, duke treguar argumentet, debatet dhe atmosferën brenda seancave.
Vendimi për transmetim live është pjesë e një reforme të gjatë për menaxhim dhe komunikim institucional, që përfshin raportim aktiv, prezencë në rrjetet sociale, modernizim teknik dhe mundësi për komunikim direkt me kryetarin e Gjykatës. – thonë nga kjo gjykatë.