Dukagjini ka lëshuar dy pikë duke pësuar një gol të vonshëm nga Ferizajt, në kuadër të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës.
Skuadra nga Klina ishte në epërsi me rezultat 1-0, por pas një gabimi të portierit Egzon Lekaj, përfitoi Ferizaj për të shënuar dhe marrë një pikë.
Ishte Hekuran Berisha, i cili realizoi në kohën shtesë për ta zhbllokuar rezultatin (45+1’).
Përndryshe, Dukagjini mbajti dominimin në periudhën më të gjatë të kohës për të pasur rastet më të mira, mirëpo që dështoi t’i konkretizonte.
Në anën tjetër, Ferizaj lehtësisht mund të barazonte mirëpo që gjithashtu nuk ishte i suksesshëm në finalizim.
Kur mendohej se Dukagjini i mori pikët e plota, Lekaj bëri një dalje ndoshta të panevojshme, ku përfitoi Alban Shabani i cili bëri heroin për mysafirët (90+5′).
Kësisoj, Dukagjini shkon në kuotën e 32 pikëve ndërsa Ferizaj qëndron me 23 sosh./Telegrafi/