KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Tragjedi në jug të Iranit – raketa godet shkollën dhe vret 60 nxënëse

Tragjedi në jug të Iranit – raketa godet shkollën dhe vret 60 nxënëse

Po vijnë raportet e para për viktimat civile pas sulmeve ajrore të gjera amerikano-izraelite në territorin e Iranit.

Sipas mediave shtetërore iraniane, në një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një shkolle fillore në jug të vendit janë vrarë 60 nxënëse.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA njoftoi se një raketë izraelite goditi një shkollë fillore për vajza në qytetin Minab, në provincën Hormozgan në jug të Iranit, shkruan skynews.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, objektivi i sulmit ishte shkolla “Shajereh Taybeh”. Në kohën e goditjes, në turnin e mëngjesit po merrnin mësim rreth 170 vajza nxënëse

Mediat iraniane thonë se shkolla ishte goditur direkt nga sulmi. Ekipet e shpëtimit ishin në terren, duke punuar për të larguar rrënojat dhe për të ofruar ndihmë atyre që mbijetuan.

Gjithashtu raportohet se 80 nxënëse janë lënduar dhe se po marrin trajtim mjekësor në sptaile.

Ndryshe, Izraeli në bashkëpunim me SHBA-në ka nisur sulmet ajrore ndaj Iranit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.