KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Minutë pas minute: Izraeli dhe SHBA-të sulmojnë Iranin, përgjigjet Teherani – gjithçka po ndodh atje

Minutë pas minute: Izraeli dhe SHBA-të sulmojnë Iranin, përgjigjet Teherani – gjithçka po ndodh atje

Izraeli nisi një sulm kundër Iranit të shtunën, dhe një sulm i Shteteve të Bashkuara është duke u zhvilluar.

“Shteti i Izraelit nisi një sulm parandalues kundër Iranit për të hequr kërcënimet ndaj shtetit të Izraelit”, tha ministri i Mbrojtjes, Israel Katz.

Sipas raportimeve, shpërthime u dëgjuan në Teheran dhe në qytete të tjera në të gjithë Iranin.

Ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të shtunën se Shtetet e Bashkuara kishin filluar “operacione të mëdha luftarake” në Iran.

“Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian”, tha Trump në një video të shpërndarë në mediat sociale.

Operacioni ushtarak amerikan pritet të ndodhë gjatë disa ditëve, raportoi Reuters duke cituar një zyrtar amerikan.

Shtrirja e operacioneve ajrore dhe detare nuk ishte menjëherë e qartë.

Ndërkohë ka ardhur një përgjigje nga Irani, duke sulmuar në drejtim të Izraelit.

Për të mësuar më shumë rreth zhvillimeve të fundit atje, Telegrafi do t’ju mbajë të informuar, minutë pas minute.

​Irani dhe SHBA nisin operacionet ushtarake ndaj Iranit

Izraeli ka ndërmarrë një ofensivë të gjerë ushtarake ndaj Iranit, të koduar me emrin “Operation Lion’s Roar”, duke kryer sulme raketore kundër objektivave në Teheran dhe në disa qytete të tjera iraniane.

Operacionit i janë bashkuar edhe Shtetet e Bashkuara dhe ka në shënjestër instalime ushtarake si edhe infrastrukturë strategjike të Iranit.

Në përgjigje, Irani ka lëshuar raketa dhe dronë drejt territorit izraelit, ndërsa ka goditur gjithashtu baza amerikane në rajon, përfshirë ato në Bahrejn, Katar dhe Kuvajt, si dhe objektiva të tjera të lidhura me interesat amerikane.

Zyrtarë të lartë iranianë kanë paralajmëruar se “nuk ekzistojnë vija të kuqe”, duke theksuar se çdo interes amerikan apo izraelit në Lindjen e Mesme mund të trajtohet si objektiv legjitim për sulm.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.