KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Jo vetëm rritje page, Luciano Spalletti ka edhe disa kërkesa për të rinovuar me Juventusin

Jo vetëm rritje page, Luciano Spalletti ka edhe disa kërkesa për të rinovuar me Juventusin

Drejtuesit e Juventus pritet të takohen javën e ardhshme me trajnerin Luciano Spalletti për të nisur negociatat për rinovimin e kontratës së tij.

“Bianconerët” kanë hyrë në një fazë vendimtare të sezonit, teksa përgatiten për sfidën e rëndësishme të Serie A ndaj AS Roma të dielën. Kontrata aktuale e teknikut italian skadon në fund të sezonit dhe klubi tashmë ka vendosur t’i ofrojë një marrëveshje të re.

Sipas “Tuttosport”, Spalletti është i gatshëm të vazhdojë aventurën në Torino, por kërkon garanci të qarta mbi projektin sportiv të klubit, duke nisur nga merkatoja e verës së ardhshme. Raporti thekson se marrëveshja e mundshme nuk varet nga paga, por nga ambiciet dhe planet e Juventusit.

Trajneri italian thuhet se pret të paktën një përforcim të madh në çdo repart, ndërsa buxheti i klubit do të varet në masë të madhe nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Spalletti gëzon mbështetje të plotë nga pronari i klubit, John Elkann, i cili vizitoi skuadrën në zhveshtore pas fitores 3-2 ndaj Galatasaray. Vizita la përshtypje pozitive te trajneri.

Megjithatë, Spalletti mbeti i zhgënjyer nga eliminimi dhe i lodhur nga ndeshja e kthimit në Torino, aq sa kaloi një ditë pushimi në shtëpinë e tij në Toskanë për t’u rikuperuar.

Sot ai nuk do të dalë para mediave në prag të ndeshjes së Serie A kundër Romës, pasi në vend të tij pritet të flasë mbrojtësi Pierre Kalulu./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.