KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Motor i ri i Jeep me 325 kuaj/fuqi dhe teknologji të Formula 1

Motor i ri i Jeep me 325 kuaj/fuqi dhe teknologji të Formula 1

Stellantis ka prezantuar një motor të ri turbobenzinës 2.0 litra për automjetet e ardhshme, që ofron deri në 325 kuaj/fuqi dhe 451 Nm moment rrotullimi.

Performanca është e lartë për një motor katërcilindrik dhe bëhet fjalë për një zhvillim të avancuar që përdor disa truke teknologjike të rralla për motorë serikë.

Ky motor quhet Hurricane 4 Turbo dhe është projektuar për të nxjerrë më shumë fuqi dhe efikasitet krahasuar me motorët tradicionalë me të njëjtë përmasa.

Ai shfrytëzon një lloj teknologjie të djegies së quajtur TJI (turbulent jet ignition) – një sistem me një komorë të vogël djegieje brenda asaj kryesore, që nxit djegien më të plotë dhe shpejt.

Gjatë ciklit të kompresimit, përzierja e karburantit me ajrin shtyhet nga komora kryesore në këtë komorë (hapësirë e mbyllur brenda cilindrit) ku ndezja fillestare ndodh dhe pastaj shpërndahet në komorën kryesore. Secili cilindër përdor dy shkopinj ndezjeje (dy siguresa) – një në komorën e vogël dhe një në atë kryesore – për djegie më të shpejtë, më efikase dhe më të plotë. Kjo zgjidhje ndihmon në reduktimin e emisioneve dhe përmirësimin e ekonomisë së karburantit, ndërsa rrit fuqinë e motorit.

Për më tepër, turbo-mbushësi është i pajisur me gjeometri të ndryshueshme, që ofron përgjigje më të shpejtë edhe në regjimet e ulëta të rrotullimit. Motori do të prodhohet në fabrikat e Stellantis në Michigan dhe Indiana, SHBA, me ritme të larta prodhimi, dhe pritet të debutojë në modelin e ri Jeep Grand Cherokee. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.