KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dior Kabashi – Supertalenti i Ballkanit që po shkëlqen në grupmoshat e reja

Dior Kabashi – Supertalenti i Ballkanit që po shkëlqen në grupmoshat e reja

Klubi suharekas Ballkani po vazhdon të punojë me talentët e rinj, ndërsa një emër i ri shumë shpejtë pritet të bie në sytë e të gjithëve.

Bëhet fjalë për Dior Kabashin, i cili ka nisur shkëlqimin në grupmoshat e të rinjve, ndërsa ka kontribute të mëdha edhe në gola e asistime.

Me vetëm 16-vjeç, Kabashi ka zënë vend në ekipin e grupmoshave U19 të Ballkanit, ku ka arritur të shënojë një gol si dhe të dhurojë tre asistime.

Ndërsa, me U17-shat e Ballkanit kompletoi një sezon fantastik me 10 gola si dhe tre asistime.

Dior Kabashi

Kabashi që luan në pozitën e sulmuesit të krahut të majtë njihet për qetësinë në top, driblimet si dhe finalizimin gjë që po e ndihmon Ballkanin të korr suksese në grupmoshat e reja.

Brenda klubit suharekas kanë besim jashtëzakonisht të lartë se 17-vjeçari do të jetë “goditja” e radhës, me shpresën që të ndjekë hapat e futbollistëve tjerë që shkuan në Evropë, si Albion Rrahmani, Lindon Emërllahu e Ermal Krasniqi./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.