KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ish-lojtari i Juventusit tallet me ‘Zonjën e Vjetër’ pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Ish-lojtari i Juventusit tallet me ‘Zonjën e Vjetër’ pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Mund të themi se Felipe Melo ishte mjaft i kënaqur të shihte ish-klubin e tij, Juventus, të eliminohej nga Liga e Kampionëve nga Galatasaray, pasi u shfaq duke buzëqeshur në një video, duke bërtitur “bye bye.”

Mesfushori brazilian i mëparshëm Felipe Melo talli Juventusin pas eliminimit të “Bianconerëve” të mërkurën.

Fitorja me rezultat 3-2 e “Zonjës së Vjetër” ndaj Galatasaray nuk mjaftoi për të siguruar një vend në 1/16-at, dhe Melo e festoi eliminimin e Juventusit me një video në rrjetet sociale, të cilën më pas e shpërndau edhe Gazzetta dello Sport.

Ish-mesushori i Juves dhe Galatasarayt u shfaq duke buzëqeshur dhe duke bërtitur para televizorit në fund të ndeshjes: “Bye bye, shkoni në shtëpi”, tha 42-vjeçari.

Melo kaloi dy sezone te Juventus nga 2009 deri në 2011, duke shënuar vetëm katër gola në 78 paraqitje, dhe më parë kishte pranuar se kishte kaluar një periudhë të vështirë në Torino./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.