Irina Shayk tërhoqi gjithë vëmendjen gjatë edicionit të 76-të të Festivalit të Muzikës Sanremo 2026 në Itali, teksa u shfaq me një fustan të zi shumë të hapur, duke rrezikuar një moment delikat me gardërobën.
Modelja 40-vjeçare zbriti shkallët për t’iu bashkuar në skenë prezantuesit legjendar Carlo Conti, duke siguruar që të gjithë sytë të ishin mbi të.
Fustani i saj kishte një dekolte të thellë, prerje anësore të guximshme, detaje me rruaza të zeza dhe një fund me thekë shumëngjyrëshe. Ajo e kompletoi pamjen me një varëse ari dhe flokë brune të stiluar me onde elegante, shkruan DailyMail.
Më vonë gjatë mbrëmjes, Irina u rikthye në skenë me një veshje më klasike: një fustan të zi, të ngushtë pas trupit, me jakë të rrumbullakët dhe detaje me thekë me shkëlqim. Prezantuesi e rrotulloi me elegancë, duke zbuluar dizajnin e hapur në shpinë.
Gjatë ditës, modelja ishte shfaqur edhe me një fustan të shkurtër të bardhë me supe të zbuluara dhe fund dantelle, të kombinuar me taka të bardha dhe bizhuteri ari, duke theksuar elegancën e saj natyrale.
Irina e nisi karrierën në fund të adoleshencës, pasi u zbulua nga një agjent mode dhe fitoi një konkurs bukurie.
Në moshën 21-vjeçare u shfaq në edicionin vjetor të Sports Illustrated Swimsuit, u bë fytyra e markës italiane Intimissimi dhe më pas modele e Victoria’s Secret.
Vitin e kaluar, ajo tregoi se si bashkë me ish-partnerin Bradley Cooper përpiqen ta ndihmojnë vajzën e tyre Lea të ndihet rehat përballë famës së tyre. /Telegrafi/