KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Planet e transferimeve të Arsenalit për verën

Planet e transferimeve të Arsenalit për verën

Arsenali pritet të ketë një verë aktive në afatin kalimtar, me plane për të përforcuar pozicionet e mesfushës, mbrojtësit të djathtë dhe sulmuesit krah, sipas raportimeve të gazetarit, Fabrizio Romano.

Romano, në kanalin e tij në YouTube, bëri të ditur se ndërsa skuadra e Mikel Artetës është e fokusuar në fitore këtë sezon, diskutimet e brendshme për afatin kalimtar tashmë kanë nisur.

“Një gjë që mund ta garantoj është se Arsenal do të punojë për mesfushorë gjatë verës”, ka thënë Romano, duke shtuar se shtimi i një mbrojtësi të ri të djathtë mund të jetë një prioritet që po shkon pak nën radarin e mediave.

Eksperti i transferimeve theksoi se “Arsenali po konsideron mundësinë për të vepruar jo vetëm në mesfushë, por edhe te mbrojtësi i djathtë dhe sulmuesi krah. Klubi do të jetë aktiv gjatë verës, dhe puna pas skenave ka filluar tashmë”.

Strategjia e rekrutimit vjen pas investimeve të mëdha verën e kaluar dhe pas përpjekjeve për të ndërtuar thellësi në skuadër, me qëllim sfidimin për titull për një periudhë të gjatë.

‘North Londoners’ aktualisht kryesojnë Ligën Premier dhe janë ende aktivë në disa kompeticione, por Arteta duket i vendosur për përforcime që do të mbajnë skuadrën në formë të lartë edhe sezonin e ardhshëm./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.