KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gashi-Radman: Kroacia vazhdimisht mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Gashi-Radman: Kroacia vazhdimisht mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi sot ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme dhe Europiane të Kroacisë, Gordan Grliç Radman.

Në takim u theksuar mbështetja e vazdhueshme e Kroacisë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

“Riafirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, ndërsa theksova mirënjohjen tonë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme që Kroacia i jep perspektivës europiane të vendit tonë.

Diskutuam për rëndësinë e politikës së zgjerimit të BE-së si investim strategjik për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe kontinentit, për zbatimin e reformave, si dhe për ndarjen e përvojës së çmuar nga procesi i anëtarësimit të tyre në Bashkimin Europian.

Konfirmova përkushtimin tonë të plotë ndaj vlerave euroatlantike, ndërsa shpreha gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë”, shkruan Gashi./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.