Sulmuesi brazilian Neymar ka zbuluar se ka pasur pak raporte të tensionuara me Kylian Mbappes shkaku i Lionel Messit.
Ai ka deklaruar se francezi ishte bërë xheloz shkaku i afërsisë së tij me Lionel Messin dhe që atëherë nisën problemet.
“Kam pasur pak probleme me të, kishim një grindje të vogël por në fillim ishte themelor. E quaja ‘Djaloshi i Artë’”.
“Gjithnjë bisedoja me të, luaja së bashku dhe i thosha se do të jetë një nga më të mirët, gjithmonë e kam ndihmuar dhe biseduar. Vinte tek shtëpia ime për të ngrenë drekë, por kur Messi erdhi, ai u bë xheloz. Nuk donte të më ndante me askënd dhe nga aty filluan grindjet”.
“Përpos grindjeve, e pashë edhe një ndryshim në sjellje”, deklaroi ai.
Pavarësisht që PSG-ja atë kohë kishte emra të mëdhenj, sidomos në sulm ku Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe prinin – ata nuk arritën ta fitojnë trofeun më të rëndësishëm në histori, pra Ligën e Kampionëve.
Skuadra franceze u eliminua në dy vitet me treshen sulmuese, pastaj secili i ndau rrugët. Messi fillimisht kaloi te Inter Miami si agjent i lirë, Neymar u shit te Al Hilal, derisa Mbappe priti deri kur u bë agjent i lirë për t’iu bashkuar Real Madridit.
Pa këta tre, PSG-ja e ndryshoi tërë sistemin për ta emëruar Luis Enrique, gjë që rezultoi vendim i qëlluar pasi vitin e kaluar fituan Ligën e Kampionëve./Telegrafi/