KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Ministri polak shpjegon pse lufta në Ukrainë do të përfundojë si Lufta e Parë Botërore

Ministri polak shpjegon pse lufta në Ukrainë do të përfundojë si Lufta e Parë Botërore

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, ka deklaruar se lufta në Ukrainë ka gjasa të marrë fund jo në mënyrë të ngjashme me Luftën e Dytë Botërore, por si Lufta e Parë Botërore – atëherë kur Rusia të shterojë burimet financiare dhe materiale për ta vazhduar konfliktin.

Sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin tashmë ka shpenzuar fondin kombëtar të rezervës, ndërsa burimi i fundit i madh financiar mbetet rezerva e arit e vendit.

“Ai e nisi me 2200 tonë ar. Tani dëgjoj se kjo sasi ka rënë në rreth 1700 tonë”, është shprehur Sikorski, duke nënvizuar se ky tregues duhet ndjekur me vëmendje nga komuniteti ndërkombëtar.

Kryediplomati polak theksoi se aftësia e Kremlinit për të financuar luftën lidhet drejtpërdrejt me rezervat strategjike, dhe se dobësimi i tyre mund të përcaktojë momentin e përfundimit të konfliktit.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur lufta në Ukrainë vijon me intensitet, ndërsa Perëndimi po monitoron nga afër gjendjen ekonomike të Rusisë dhe efektin e sanksioneve ndërkombëtare.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.