Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi përmes email-it e kishte ngacmuar-ofenduar në mënyra të ndryshme një grua.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në datat 20.01.2026-25.02.2026, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 20.01.2026-25.02.2026 – NN. Me 26.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi përmes emailave e kishte ngacmuar- ofenduar në mënyra të ndryshme viktimën femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/