Albi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdojë këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 22-të.
Tre duele do të zhvillohen të shtunën, derisa dy të tjera ditën e diel.
Gjilani është nikoqir i Malishevës, duel i dy skuadrave që po kërkojnë daljen në Evropë.
Sfidë shumë interesante pritet të jetë edhe mes Prishtinës së Re dhe Llapit, që zhvillohet në Hajvali me dy skuadrat që kërkojnë fitore për t’iu shmangur rënies.
Dueli tjetër i ditës së shtunë është ai mes Dukagjinit dhe Ferizajt që zhvillohet në Klinë.
Të dielën në program janë dy sfida për t’u zhvilluar. Ballkani para adhuruesve të vet kërkon këndelljen ndaj Drenicës.
Ndërkohë padyshim që kryendeshja e kësaj jave luhet në ‘Fadil Vokrri’ mes Prishtinës dhe Dritës.
Të gjitha ndeshjet luhet nga ora 13:00, përveç sfidës Prishtina – Drita që luhet nga ora 20:00./Telegrafi/