Dogana e Kosovës publikon i fton të gjithë të interesuarit që kanë fushë veprimtari shërbimet e bufesë / gastronominë që të ofertojnë për marrje me qira të bufesë / restorantit në Terminalin Doganor Hani i Elezit.
Përshkrimi si në vijim:
Dhënia me qira e hapësirës për restorant dhe kuzhinë sipas çmimin fillestar të përcaktuar nga ekspertiza vlerësuese në vlerën e qirasë mujore prej 800.00 euro me TVSH për 265 m² + 300 euro shtesë mujore për shpenzime të energjisë elektrike, ujit dhe mbeturinave.
Derisa pastrimi i kuzhinës dhe restorantit bëhet nga ana e qiramarrësit/ofertuesit.
Mënyra e paraqitjes se ofertës:
Oferta duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur dhe duhet t’i përmbajë këto dëshmi:
- Certifikatë e Biznesit se bashku me informatat mbi biznesin;
- Deklaratë me shkrim për çmimin e ofruar, ku çmimi i ofertuar duhet të jetë mbi çmimin fillestar të përcaktuar.
- Dëshmi me shkrim se ofertuesi mund të sigurojë se paku 4 punëtor profesional për ofrimin e shërbimeve (një kuzhinier; një banakier; një kamerier dhe një pastrues).
- Dëshmi me shkrim se ofertuesi plotëson kërkesat teknike të Specifikimit Teknik të Detyrueshëm; dhe
- Dëshmi me shkrim mbi përvojën në fushën e ofrimit te shërbimeve te bufesë/restoranti ne tri vitet e fundit.
- Dëshmi me shkrim qe subjektet ofertuese nuk kanë borxhe të pashlyera ndaj institucioneve publike.
Kushtet e ofertimit: Të gjithë të interesuarit mund të tërheqin dokumentacionin e Specifikimit Teknik të Obligueshëm nga ueb-faqja e DK-së https://dogana.rks-gov.net/ apo në zyrën doganore në Terminalin Doganor Hani i Elezit.
Oferta e nënshkruar dhe e mbyllur në zarf do të pranohen nga Dogana jo më vonë se 09.03.2026, koha 14:00, Zyra e Prokurimit, Dogana e Kosovës. Adresa: Lagjja Kalabri, Rr. “Rexhep Krasniqi” 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Hapja e ofertave do të bëhet me 09.03.2026 koha 14:30 vendi Zyra e Prokurimit – Dogana e Kosovës. Adresa: Lagjja Kalabri, Rr. “Rexhep Krasniqi” 10.000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Të gjithë të interesuarit mund të vizitojnë hapësirën e restorantit në terminalin doganor Hani i Elezit me datën 03.03.2026 nga ora 11:00 – 12:00.
Kriter i shpërblimit me kontratë është oferta e përgjegjshëm me çmimin më të lartë mbi pragun minimal të caktuar nga Dogana e Kosovës.
Nëse qiraja mujore tejkalon vlerën prej njëmijë (1,000) euro, para nënshkrimit të kontratës, ofertuesi fitues duhet të sigurojë garancion bankar me vlerën e së paku tre (3) muajve të qirasë.
Kohëzgjatja e kontratës deri në 36 muaj.