Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    “Ishte mënyra për të shëruar marrëdhënien tonë”, Madonna rrëfen bashkëpunimin emocional me vajzën

    June 23, 2026

    Irani dhe Omani formojnë “komitet të përbashkët” për të diskutuar për Hormuzin, thotë kryenegociatori i Iranit

    June 23, 2026

    Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • “Ishte mënyra për të shëruar marrëdhënien tonë”, Madonna rrëfen bashkëpunimin emocional me vajzën
    • Irani dhe Omani formojnë “komitet të përbashkët” për të diskutuar për Hormuzin, thotë kryenegociatori i Iranit
    • Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike
    • Një udhëtim nëpër kujtesën shqiptare
    • Janevska: Për të tretin vit me radhë sigurohet furnizimi dhe shpërndarja në kohë e teksteve shkollore, të gjithë nxënësit më 1 shtator do të kenë mjete mësimore
    • Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës
    • I moshuari në Elbasan i hedh benzinë bashkëshortes dhe i vendos flakën, arrestohet i dyshuari
    • SpaceX humb 600 miliardë dollarë në tre ditë, ndërsa hyn në tregun e obligacioneve për herë të parë
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Tuesday, June 23
    • Ballina
    • Lajme

      Derivate FALAS në Shell, vetëm në Interex (lexo për më shumë)

      June 23, 2026

      Biberi i kuq ‘’Besiana’’ sjell aromën tradicionale në çdo recetë familjare

      June 23, 2026

      Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

      June 22, 2026

      Ikona italiane Vespa feston 80-vjetorin edhe në Prishtinë!

      June 22, 2026

      Bonu gati për verë me zbritjet e Mega Sport Shop

      June 22, 2026
    • Bota
      • SHBA
      • Donald Trump
      • Rusia
      • Ukraina
      • Kriza në Ukrainë
      • Venezuela
      • Irani
      • Serbia
      • Bashkimi Evropian
      • Volodymyr Zelensky
    • Sport
      • Transferimet
      • Premier League
      • La Liga
      • Real Madrid
      • Barcelona
      • Serie A
      • Man Utd
      • Liverpool
      • Chelsea
      • Man City
      • Juventus
      • Arsenal
      • Bayern Munich
      • Ac Milan
      • Superliga e Kosovës
    • Zgjedhjet

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë

      June 23, 2026

      Vazhdon rinumërimi i votave në QNR

      June 19, 2026

      Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Kurti me një video mesazh

      June 18, 2026

      Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

      June 11, 2026
    • Moti

      Java nis me kthjellime dhe temperatura të larta në Shqipëri

      June 22, 2026

      Sot mot i kthjellët dhe me diell

      June 15, 2026

      Mot me vranësira dhe intervale me diell

      June 7, 2026

      Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

      May 30, 2026

      Rikthehet dielli, si parashikohet moti në Shqipëri për këtë të premte

      May 1, 2026
    • Video
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » IKD padit Ministrinë e Shëndetësisë, kërkon shfuqizimin e tarifës 3 euro për shoqëruesit e pacientëve

    IKD padit Ministrinë e Shëndetësisë, kërkon shfuqizimin e tarifës 3 euro për shoqëruesit e pacientëve

    korrektpressBy korrektpressFebruary 26, 2026 Fature 3 Mins Read
    IKD padit Ministrinë e Shëndetësisë, kërkon shfuqizimin e tarifës 3 euro për shoqëruesit e pacientëve
    IKD padit Ministrinë e Shëndetësisë, kërkon shfuqizimin e tarifës 3 euro për shoqëruesit e pacientëve
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka dorëzuar të enjten padi në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, përmes së cilës ka kërkuar shfuqizimin e disa dispozitave të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2024 – Bashkëpagesat për Shërbimet Shëndetësore.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se padia kundërshton specifikisht pikën 4 të Shtojcës 3 dhe pikën 5 të Shtojcës 4 të këtij Udhëzimi Administrativ, të cilat parashohin obligimin për pagesën prej 3 euro për çdo ditë qëndrimi në spital për personin shoqërues të pacientit mbi moshën 15 vjeç.

    “Në padi thuhet se IKD konsideron se këto pika janë të kundërligjshme, pasi që përmes një akti nënligjor është krijuar një kategori e re tarifimi që nuk gjen bazë në Ligjin për Shëndetësi. Sipas këtij ligji, bashkëpagesa lidhet drejtpërdrejt me shfrytëzimin e një shërbimi shëndetësor nga pacienti. Ndërsa, personi shoqërues nuk është përfitues i ndonjë shërbimi mjekësor, nuk i nënshtrohet trajtimit, diagnostikimit apo procedurave klinike dhe për rrjedhojë, nuk mund të konsiderohet ‘shfrytëzues i shërbimeve shëndetësore’ në kuptim të ligjit “, thuhet në njoftim.

    Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se specifikisht, IKD në padi ndër të tjera potencon se “në mungesë të një dispozite të qartë në ligj që e njeh qëndrimin e shoqëruesit si “shërbim shëndetësor”, Ministria nuk ka bazë ligjore që ta kualifikojë atë si objekt bashkë-pagese përmes një akti nënligjor.

    “Për rrjedhojë, paditësi konsideron se pika 4 e Shtojcës 3 dhe pika 5 e shtojcës 4 e Udhëzimit Administrativ të atakuara me këtë padi, janë të kundërligjshme, sepse formulimi në këto pika tejkalon autorizimin e dhënë nga ligji, duke e zgjeruar konceptin e ‘shërbimit shëndetësor’ përtej asaj që është përcaktuar shprehimisht nga Ligji për Shëndetësi. Në këtë drejtim, paditësi konsideron se një akt nënligjor nuk mund të krijojë kategori të reja tarifimi që nuk gjejnë bazë në ligjin primar, sidomos kur ato ndikojnë në ushtrimin e të drejtave themelore të qytetarëve. Në këtë rast, mungon edhe baza materiale për ta konsideruar qëndrimin e shoqëruesit si shërbim, e gjithashtu edhe lidhja e nevojshme juridike midis tarifës dhe një veprimtarie shëndetësore të ofruar nga institucioni publik ndaj atij personi’

    Për më tepër, IKD po ashtu në padi ka përmendur edhe reagimin publik të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) përmes së cilës ky i fundit ka sqaruar se kjo pagesë nuk aplikohet për pacientin, por lidhet me shfrytëzimin e hapësirave dhe resurseve spitalore nga persona që nuk janë pacientë.

    Në këtë kuptim, IKD konsideron se Ministria ka tejkaluar kompetencat e saj, duke zgjeruar përmes aktit nënligjor konceptin e “shërbimit shëndetësor” përtej asaj që është përcaktuar qartë në ligjin primar.

    IKD e ka ngritur këtë padi në cilësinë e mbrojtësit të interesave të gjera të publikut, në përputhje me Ligjin për Konfliktet Administrative. Në padi, IKD ka vlerësuar se tarifa prej 3 euro në ditë për shoqëruesit cenon të drejtat e qytetarëve dhe krijon barrë financiare shtesë për familjet, sidomos në një sistem shëndetësor ku prania e shoqëruesit shpesh është domosdoshmëri faktike, pasi që, siç thuhet në padi, në praktikën aktuale, qëndrimi i familjarëve përtej orarit të vizitave nuk është zgjedhje e lirë, por nevojë reale për të ofruar mbështetje bazike për pacientët. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Tre pacientë me HIV në infektivë, njëri në gjendje të rëndë

    Ishte rrëzuar nga trotineti elektrik në Gjilan, vdes një fëmijë në QKUK

    IKD: Programi për kryerësit e dhunës ndaj grave ende nuk është funksionalizuar plotësisht dhe mbetet në baza vullnetare

    Për rreth gjashtë muaj janë realizuar mbi 4 mijë lindje në Klinikën e Gjinekologjisë

    Promovohet libri për fëmijë “Kur yjet zbresin në dhomë”, me mesazh shprese dhe fuqie emocionale

    Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

    QKUK del me njoftim të rëndësishëm për pacientët e hemodializës

    LEXO GJITHASHTU

    “Ishte mënyra për të shëruar marrëdhënien tonë”, Madonna rrëfen bashkëpunimin emocional me vajzën

    June 23, 2026

    Irani dhe Omani formojnë “komitet të përbashkët” për të diskutuar për Hormuzin, thotë kryenegociatori i Iranit

    June 23, 2026

    Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

    June 23, 2026

    Një udhëtim nëpër kujtesën shqiptare

    June 23, 2026
    TË TJERA

    Janevska: Për të tretin vit me radhë sigurohet furnizimi dhe shpërndarja në kohë e teksteve shkollore, të gjithë nxënësit më 1 shtator do të kenë mjete mësimore

    June 23, 2026

    Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës

    June 23, 2026

    I moshuari në Elbasan i hedh benzinë bashkëshortes dhe i vendos flakën, arrestohet i dyshuari

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.