KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Identifikohen mbetjet mortore të tre të zhdukurve gjatë luftës, rivarrosen të premten

Identifikohen mbetjet mortore të tre të zhdukurve gjatë luftës, rivarrosen të premten

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur bën të ditur se mbetjet mortore (eshtrat) e tre viktimave të luftës Bali Pajazit Gashi, Fadil Shaban Elezaj dhe Masar Ymer Dushi, të cilët ishin në Listën e Personave të Zhdukur dhe u identifikuan së fundmi përmes analizës shkencore të ADN-së, do të rivarrosen të premten, më 27 shkurt 2026, në Klinë, sipas kërkesës së familjarëve.

Komisioni njofton se mbetjet e tyre mortore janë zhvarrosur nga varreza masive në Bishtazhin.

Ceremonia e rivarrimit organizohet nga Komuna e Klinës, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Agjenda e ceremonisë:

11:30 – 12:30 Homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, Klinë ;

13:00 – Akademi Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” ;

14:00 – Rivarrimi në Varrezat e Dëshmorëve, Kodra e Kuqe – Zajm, Klinë.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur u shpreh ngushëllime familjeve dhe riafirmon përkushtimin për vazhdimin e përpjekjeve në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.