KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vodhi portofolin e një personi tjetër në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Vodhi portofolin e një personi tjetër në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një person (shtetas i Shqipërisë) është arrestuar pasi që i njëjti kishte vjedhur portofolin në të cilin kishte dokumente dhe 75 euro para të gatshme.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:40 në rrugën “Rrust Kabashi|, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur vetëm portofolin me dokumente.

“Rr. Rrust Kabashi, Prizren 25.02.2026-09:40. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë, i cili është kapur në flagrancë në tregun e qytetit, pasi që i njëjti viktimës mashkull kosovar, i kishte vjedhur portofolin në të cilin kishte dokumente dhe 75 € para të gatshme. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur vetëm portofolin me dokumente. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.