KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Ne ishim shumë të ngjashëm” – Messi tregon si u zhvillua miqësia e ngushtë me Kun Agueron

“Ne ishim shumë të ngjashëm” – Messi tregon si u zhvillua miqësia e ngushtë me Kun Agueron

Lionel Messi ka rrëfyer se si miqësia e tij me Sergio Agueron u forcuar gjatë kohës që luanin për Argjentinën.

Në një intervistë të fundit, ai tha

“Në Kombëtaren e Argjentinës fillova të ndaj dhomën me Saviola. Ne ishim shumë të ngjashëm dhe ishte e lehtë të bashkoheshim… Më vonë, fillova të ndaj dhomën me Kun Aguero”.

“E njihja mirë Kunin. Ishte shumë i lehtë për t’u marrë vesh çdo ditë, dhe e kalova gjithë karrierën time me Kombëtaren e Argjentinës bashkë me të”.

“Kur ai duhej të tërhiqej, u krijua një boshllëk që askush tjetër nuk e mbushi. U ndjeva i vetëm”, deklaroi Messi.

Messi dhe Aguero luajtën bashkë për Argjentinën për shumë vite, por Aguero duhej të tërhiqej në vitin 2021 për shkak të problemeve me zemrën.

Megjithatë, Sergio ishte dëshmitar kur Leo ndihmoi Argjentinën të fitojë Kupën e Botës 2022 dhe mori pjesë në festimet e paharrueshme pas triumfit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.