KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zaev: Kam parashtruar padi penale për shpifje ndaj Pertrushevskit dhe Zhan Mitrevit

Zaev: Kam parashtruar padi penale për shpifje ndaj Pertrushevskit dhe Zhan Mitrevit

Ish-kryeministri Zoran Zaev njoftoi se ka parashtruar padi për shpifje dhe shkelje të nderit dhe reputacionit kundër Brane Petrushevskit dhe Zhan Mitrevit.

Paditë janë dorëzuar në Gjykatën Themelore të Strumicës, dhe vlera e secilës prej tyre është 500.000 denarë.

Sipas pretendimeve në dokumentet e paraqitura, Zaev konsideron se me deklarata publike dhe paraqitje të ndryshme i janë paraqitur fakte të pavërteta që e cenojnë nderin dhe reputacionin e tij.

Në një rast, padia lidhet me deklarata të dhëna në një konferencë për shtyp, ndërsa në rastin tjetër-me një paraqitje në televizion, ku sipas paditësit, pretendimet janë transmetuar gjithashtu nga media dhe portalet online.

“Nuk ka asnjë dilemë se gënjeshtra e të dyve do të vërtetohet,” deklaroi Zaev, duke shtuar se kompensimi eventual nga paditë do të dhurohet për fëmijë pa prindër dhe për persona me nevoja të veçanta.

Paditë bazohen në dispozitat e Ligjit për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje, me kërkesë për vërtetimin e përgjegjësisë dhe kompensim të dëmshpërblimit jo-material për shkelje të reputacionit. Pritet që gjykata të vendosë mbi paditë e paraqitura në procedurë të rregullt.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.