E ardhmja e Marcus Rashford pritet të jetë në Spanjë dhe për anglezin nuk do të ketë rikthim në vendlindje.
Barcelona ka bërë përparim në bisedimet me Marcus Rashford për kushtet personale, përpara një transferimi të përhershëm nga Manchester United këtë verë, raporton eksperti italian i merkatos Fabrizio Romano.
Lëvizja nuk përbën surprizë, pasi Rashford, i cili u transferua në “Camp Nou” në formë huazimi për një sezon verën e kaluar duke pranuar një ulje të ndjeshme të pagës, nuk dëshiron të rikthehet në “Old Trafford” dhe e sheh të ardhmen e tij afatgjatë te gjiganti katalanas.
telegrafi.com
“Blaugranët” janë të kënaqur me ndikimin e 28-vjeçarit, i cili këtë sezon ka arritur shifra dyshifrore si në gola ashtu edhe në asistime – 10 gola dhe 13 asistime në të gjitha garat, duke u shndërruar në një element të rëndësishëm të repartit ofensiv.
Megjithatë, Manchester United mbetet i vendosur dhe ngurron të ulë klauzolën e blerjes prej 30 milionë eurosh, çka mbetet pika kyçe për finalizimin e marrëveshjes. /Telegrafi/