Trajneri i Celjes, Ivan Mayewski, ka kërkuar nga lojtarët e tij të mos mbështeten në rezultatin e ndeshjes së parë kundër Dritës, pavarësisht fitores 3-2 të arritur javën e kaluar në Prishtinë.
Celje do ta presë të enjten ndeshjen kthyese të fazës play-off në Liga e Konferencës, duel që nis nga ora 18:45 dhe që pritet të jetë vendimtar për kualifikimin.
Para ndeshjes, Mayewski theksoi se skuadra e tij do ta trajtojë përballjen sikur gjithçka të ishte e barabartë, pa e pasur në mendje avantazhin e ndeshjes së parë.
“Do ta nisim ndeshjen pa e menduar rezultatin e ndeshjes së kaluar. Pra do ta nisim ndeshjen sikur rezultati të jetë baras, 0-0”, ka thënë fillimisht Mayeëski në konferencë për media.
Trajneri i Celjes foli edhe për përkrahjen që pritet ta ketë Drita në tribuna, duke theksuar se numri i tifozëve shqiptarë do të jetë i kufizuar.
“Sipas të dhënave të cilat i kemi tani do të ketë rreth 100 përkrahës të Dritës, jo më tepër përpos anëtarëve dhe delegacionit të klubit”, shtoi ai.
Ai gjithashtu përjashtoi mundësinë që ndeshja të shkojë në vazhdime, duke treguar besim të plotë te skuadra e tij.
“Jo nuk i kemi stërvitur penalltitë, sepse kam besim se lojtarët e mi do ta vendosin ndeshjen gjatë 90 minutave. Nëse nuk do jemi 100% ndaj Dritës, do kemi probleme. E shihni futbollin e sotëm, dje Bodo/Glimt e eliminoi Interin, duhet të japim 120% për të kaluar tutje”, perfundoi trajneri i Celjes. /Telegrafi/