KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohen tetë shoferë, vozitën pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit

Ndalohen tetë shoferë, vozitën pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit

MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme, oficerët e policisë në të gjithë vendin arrestuan tetë shoferë, gjashtë prej të cilëve u arrestuan për vozitje pa leje drejtimi dhe një për ndalesë për vozitje të automjetit të kategorisë B dhe nën ndikimin e alkoolit.

“Tre shoferë nga Tetova, njëri prej të cilëve ishte i mitur, dhe nga një në Kumanovë, Strumicë dhe Prilep vozitnin pa leje drejtimi. Një shofer në Strugë drejtonte mjet edhe pse kishte ndalesë për drejtim të mjetit motorik të kategorisë B dhe një shofer në komunën e Ilindenit drejtonte automjet nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”.

“U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut, të mos drejtojnë automjetet pa leje ose nëse kanë ndalim për vozitje ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të kontribuojmë të gjithë së bashku për një trafik më të sigurt”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.