Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë, ndërsa takimet i nisi me Rifat Jasharin në Prekaz.
Spiropali në një postim në Facebook shkruan se në Prekaz nuk përkujtohet vetëm një betejë, por përkujtohet vendimi për të mos u dorëzuar.
Lexoni të plotë postimin e saj:
Ka vende ku fjalët bëhen të vogla.
Sot, bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca, u përulëm në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themel të një shteti.
Në Prekaz nuk përkujtohet vetëm një betejë.
Përkujtohet vendimi për të mos u dorëzuar.
Kulla e Jasharajve, ku u pritëm prej Bacë Rifat Jasharit, nuk është thjesht monument.
Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë.
Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes.
Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë.
Prekazi nuk na kërkon lot.
Na kërkon të jemi të denjë. /Telegrafi/