KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Selektori Shabani shpall listën e lojtareve për ndeshjet me Finlandën

Selektori Shabani shpall listën e lojtareve për ndeshjet me Finlandën

Përzgjedhësi i Kosovës, Agron Shabani, e ka shpallur të mërkurën listën e hendbollisteve të ftuara për ndeshjet me Finlandën.

Në kuadër të fazës së dytë dhe të fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026, Kombëtarja jonë i luan në fillim të marsit dy ndeshje me Finlandën.

Ndeshja e parë është më 5 mars nga ora 17:30 në Vantaa të Finlandës, ndërsa e dyta më 8 mars nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Grumbullimi i Kombëtares bëhet të dielën në Prishtinë, ndërsa të mërkurën e javës së ardhshme është udhëtimi për në Finlandë.

Selektori Shabani ka ftuar 16 lojtare për këtë grumbullim. Në Kombëtare janë kthyer Dafina Mustafa, Yllka Shatri e Melisa Mulaj.

Ndërkohë emra të rinj janë lojtaret e Kombëtares U19, Vanesa Kastrati, Aulona Maloku dhe Albina Pllana.

Në Kombëtaren tonë është duke u bërë ndërrimi i gjeneratës dhe ftesa për lojtaret e reja i shërben këtij qëllimi.Kombëtarja jonë i ka luajtur tashmë dy ndeshje në këto kualifikime.

Është mposhtur nga superfuqia, Franca, dhe nga Kombëtarja cilësore e Kroacisë. Dy humbje i ka edhe Finlanda, kështu që ndeshjet e marsit pritet të vendosin për vendin e tretë në grup. Edhe prej vendit të tretë është i mundshëm kualifikimi në Evropian. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.