Një person (i mitur) është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë një të mitur tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:10, në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.
“Pejë 24.02.2026-13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar -i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar-i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/