KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Dimitrov: Çdo hap konkret për anëtarësim të RMV-së në BE, do të ishte më e mirë se situata aktuale

Dimitrov: Çdo hap konkret për anëtarësim të RMV-së në BE, do të ishte më e mirë se situata aktuale

Ish-Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov vlerëson se debati aktual mbi integrimin gradual po zhvillohet në një kontekst të fortë gjeopolitik, kryesisht për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës dhe përpjekjeve të Bashkimit Evropian për t’i dërguar një sinjal të qartë Kievit.

“Ekziston një presion i madh, duke pasur parasysh agresionin rus kundër Ukrainës dhe përpjekjet për të ndaluar luftën, për të gjetur diçka të prekshme dhe vërtet domethënëse për t’i dhënë Ukrainës. Në disa nga tekstet e draftit që arrijnë publikun dhe median, madje u përmend edhe anëtarësimi vitin e ardhshëm për Ukrainën”, thotë Dimitrov.

Ai thekson se udhëheqja ukrainase e trajton anëtarësimin në BE si një qëllim thelbësor kombëtar.

“Ukraina e vë këtë çështje në fokus kudo. Kohët e fundit isha në Talin, Zëvendëskryeministri i tyre për Çështjet Evropiane dhe Euroatlantike flet për anëtarësimin në BE si thelbin, kauzën, qëllimin, shpresën për të ardhmen e vendit. Ky presion drejtohet ndaj Brukselit, dhe këtu Komisioni Evropian po bën çmos për të ofruar diçka”, thekson Dimitrov në “Top Tema” në “Telma”.

Lidhur me perspektivën e Maqedonisë, Dimitrov beson se pas më shumë se dy dekadash status kandidat, çdo hap konkret përpara do të ishte më i mirë se situata aktuale.

“Perspektiva jonë mbi ide të tilla, pas gjithë këtyre viteve si vend kandidat, sa kemi bërë, për 21 vjet? Mendoj se çdo gjë konkrete është më e mirë se status quo-ja. Çdo gjë që do të na jepte akses, veçanërisht në fondet e kohezionit, në njëfarë integrimi sektorial, gjithçka është më e mirë se status quo-ja”, thotë Dimitrov.

Ai shton se detyra e vendit është të monitorojë me kujdes procesin dhe të pozicionohet në mënyrë aktive në debatin e ri mbi të ardhmen e zgjerimit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.